Kosova

Haradinaj thotë se mori mbështetje nga Finlanda për anëtarësim në BE

Kryeministri i dorëhequr i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Finlandës, Pekka Haavisto.

Sipas njoftimit për media, Haradinaj, gjatë takimit, e njoftoi ministrin Haavisto për zhvillimet politike dhe ekonomike në Kosovë, duke shprehur falënderim të veçantë për Finlandën, për mbështetjen e fuqishme për ndërtimin e shtetit të Kosovës dhe avancimin e proceseve integruese në NATO dhe në BE.

Ndër tjerash, Haradinaj tha se Finlanda është shtet mike e Kosovës duke theksuar se marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Finlandës dhe Kosovës janë të shkëlqyera dhe pret që vazhdimi i bashkëpunimit mes dy vendeve të intensifikohet.

“Finlanda në vazhdimësi e ka ndihmuar Kosovën në programe të caktuara që kanë pasur rëndësi të veçantë për jetën e qytetarëve dhe për këtë u jemi shumë mirënjohës”, ka thënë Haradinaj, i cili shtoi se marrëdhëniet e Kosovës me Finlandën kanë qenë gjithmonë miqësore.

Ndërkaq, ministri i Punëve të Jashtme të Finlandës, Pekka Haavisto, falënderoi kryeministrin Haradinaj për pritje dhe rikonfirmoi qëndrimin e qartë të shtetit të tij për Kosovën duke thënë se Finlanda mbështetë fuqishëm integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe strukturat euroatlantike.

Shfaq më shumë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

//soaheeme.net/4/3473483