Kosova

Haradinaj thotë se financimi i Albin Kurtit është i dyshimtë

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka akuzuar kryeministrin në largim, Albin Kurtin, për financim të dyshimtë nga, siç ka thënë ai, “qarqe të dyshimta kundër Kosovës”.

Haradinaj është shprehur se Kurti e ka pasur fushatën më të shtrenjtë, prej të gjithë kandidatëve për kryeministër në zgjedhjet nacionale të 6 tetorit.

Ai ka thënë se Kurti ende nuk i ka treguar financat e tij dhe partisë së tij, Lëvizjes Vetëvendosje.

“Kurti si ka treguar ende Kosovës se sa para ka shpenzuar për fushaten e tij që ka qenë më e shtrenjta nga gjithë ne. Le të tregojë ai sa pare harxhon për të gjitha këto faqe të përkrahësve të tij, sepse kushton me mbajt një infrastrukturë të tillë. Ai financohet nga qarqe të dyshimta që janë kundër Kosovës”, ka thënë Haradinaj për Insajderin.

Haradinaj ka akuzuar Kurtin se “është mashtrues, koncepti i tij është mashtrim. Është jashtëzakonisht elokuent por jo gjithmonë mund të mashtrojë”.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.