Kosova

Haradinaj: Taksa nuk do të hiqet, do të jemi të përgatitur ndaj çdo skenari të mundshëm nga Serbia

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është shprehur i bindur që taksa e vendosur 100% nuk do të hiqet.

Gjatë ditës së djeshme ai ka qenë në Plemetin ku i ka vizituar serbët. Ai deklaroi se do të marr iniciativë që do të shkojë në secilin vend të mbipopulluar me serbë në Kosovë dhe do t’i bind që Beogradi vetëm po i përdor dhe i sheh vetëm si viktima.

“Tek taksa 100 %, ju falënderoj për përkrahje, e di që e përkrahni me zemër, por edhe duhet të ndërtojmë një narrativ që Kosova të mos bie në planet e një krize humanitare.Nuk kanë mënyra të tjera por kanë një mënyrë që të krijojnë pasoja në planin humanitar që të na nxjerrin sikur ne nuk respektojmë nevojat njerëzore”, ka thënë Haradinaj.

Ai tha se i frikësohet ndonjë inskenimi nga Serbia për ndonjë fatkeqësi që kinse ka ardhur si pasojë e taksës së vendosur nga Qeveria e Republikës së Kosovës, e për këtë ai i ftoi të gjithë deputetët të bashkohen ngase Kosovës i duhet kujdes dhe stabilitet.

“Nuk përjashtohet mundësia që do të inskenohet ndonjë rast i ndonjë vdekje natyrore në ndonjë spital që të thuhet më pas se ka ndodhur si rezultat i mungesës së kësaj e asaj. Skenarë të tilla mund të presim”, ka thënë ai. /Kosova.info/ 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.