Kosova

Haradinaj takon zyrtarët e Divizionit për ri-integrimin e personave të kthyer nga Siria

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim zyrtarë të MPB-së që punojnë në Divizionin për ri-integrimin e personave të kthyer nga Siria.

Me këtë rast, Haradinaj, i ka falënderuar të pranishmit për punën e palodhshme dhe përkushtimin në kryerjen e obligimeve institucionale në mbrojtjen dhe sigurinë e vendit.

“Ky ekip ka implementuar planin operativ për kthimin dhe ri-integrimin e qytetarëve kosovarë nga zonat e konfliktit në Siri duke shërbyer me profesionalizëm dhe me orë e ditë të tëra, që këto detyra, kaq sensitive të kryhen me sukses”, ka thënë ai, transmeton Kosova.info.

Ndër tjerash, Haradinaj, u shpreh se janë krenarë që Kosova ka vajza e djem, që i dalin zot detyrave dhe përgjegjësive, në mbrojtje të vendit dhe sigurisë.

Nga ana e tyre, zyrtarët e MPB-së që punojnë në Divizionin për ri-integrimin e personave të kthyer nga Siria, e kanë falënderuar Haradinajn për pritjen dhe angazhimin e tij në zgjidhjen e çështjeve të rëndësishme për vendin.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.