KULTURË

Haradinaj takoi tenorin Lamaj, diskutojnë për ndërtimin e sallës koncertale

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, bëri të ditur se është takuan me tenorin Ramë Lahaj.

Ai tha se tenori prestigjioz, përpos që ka arritur majat personale të suksesit, ka lartësuar edhe emrin e Kosovës, në qendrat më të njohura kulturore në botë.

Ai bëri të ditur se gjatë këtij takimi kanë diskutuar edhe për mundësinë e ndërtimit të një salle koncertale.

“Kënaqësi e veçantë të flisnim për angazhimin e tij të madh, ruajtjen dhe avancimin e vlerave kulturore dhe të këmbenim mendime rreth ndërtimit të sallës koncertale, e cila do të jetë strehë ku artistët do t’i shpalosin veprat e tyre”, ka shkruar Haradinaj. /Kosova.info/