Kosova

Haradinaj takohet me profesorin amerikan Serwer, bisedojnë për proceset politike në vend

Kryeministri Ramush Haradinaj, është takuar sot me me profesorin amerikan dhe njohësin e çështjeve të Europës Juglindore, Daniel Serwer.

Këtë e bëri të ditur Haradinaj me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.

Haradinaj tha se ata biseduan për proceset politike në Kosovë.

“Në takim këmbyem mendime për proceset politike në vend, si dhe për dialogun me Serbinë për arritjen e një marrëveshjeje finale, përfshi njohjen reciproke në kufijtë ekzistues”, ka thënë Haradinaj.