Kosova

Haradinaj takohet me Limajn, flasin për zhvillimet e fundit politike në vend

Pas raportimeve për një ftohje raportesh në mes Nismës Socialdemokrate dhe AAK-së, kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka pritur në një takim pune të parin e Nismës, Fatmir Limaj.

Për këtë, vetë Haradinaj ka thënë se me Limajn kanë biseduar lidhur me situatën politike në vend.

“Takim pune me zëvendëskryeministrin Fatmir Limaj, për të diskutuar zhvillimet e fundit politike në vend dhe për të bashkërenduar agjendën qeverisëse”, ka shkruar Haradinaj.

Ndryshe, ky takim vjen vetëm pak ditë pas një replike në distancë mes deputetit të AAK-së, Muharrem Nitaj dhe atij të Nismas, Haxhi Shala.

Debati nisi kur Nitaj në një emision televiziv tha se “çarshia flet që Limaj po kthehet në Partinë Demokratike të Kosovës” gjë që solli reagimin e Shalës i cili deklaroi se “veç në Kosovë ndodh që një deputet shërbehet me fjalë të çarshive”


Takim pune me zëvendëskryeministrin Fatmir Limaj, për të diskutuar zhvillimet e fundit politike në vend dhe për të bashkërenduar agjendën qeverisëse.
RH