Kosova

Haradinaj takohet me britanikët, thotë se janë kundër ndarjes

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas takimit me Drejtorin e Përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Richard Moore, ka thënë se kanë biseduar për zhvillimet politike në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor.

Ai tha se Kosova është thellësisht e interesuar për arritjen e marrëveshjës finale me Serbinë, në thelb të së cilës qëndron njohja reciproke në kufijtë ekzistues

“Me Drejtorin e Përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Richard Moore, bashkëbiseduam për zhvillimet politike në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor. E vendosur për stabilitet dhe paqe të qëndrueshme në rajon, Kosova është thellësisht e interesuar për arritjen e marrëveshjes finale me Serbinë, në thelb të së cilës qëndron njohja reciproke në kufijtë ekzistues, përfshi kapitullin e tregtisë së lirë. Mirënjohës për përkrahjen e vazhdueshme të Britanisë së Madhe për Kosovën dhe qëndrimin e palëkundur në ruajtjen dhe mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të saj”, ka thënë Haradinaj.