Kosova

Haradinaj: Tabela “Republika e Serbisë, Kosova e Metohija” është hequr

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se tabela me mbishkrimin “Republika e Serbisë, Kosova e Metohija” në Zubin Potok, është hequr nga autoritetet e rendit, shkruan Kosova.info.

“Tabela në Zubin Potok, për të cilën është raportuar dje në media, është hequr mbrëmë nga organet e zbatimit të ligjit të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.