Kosova

Haradinaj Stublla uron popullin e Arabisë Saudite për Ditën Kombëtare

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Meliza Haradinaj Stublla, në emër të Republikës së Kosovës dhe popullit të saj, ka uruar popullin e Arabisë Saudite me rastin e Ditës Kombëtare.

Në urimin drejtuar popullit të këtij shteti, Ministrja Haradinaj Stublla ka theksuar se është e përkushtuar për zgjerimin e bashkëpunimit bilateral në fusha ta ndryshme të interesit të përbashkët.

Pavarësia e Republikës së Kosovës është pranuar nga Arabia Saudite më 20 prill 2009, ndërsa të dyja shtetet kanë vendosur marrëdhënie diplomatike më 7 gusht 2009. /Kosova.info/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.