Kosova

Haradinaj-Stublla takoi Ambasadoren Kamm, e falënderon për angazhimin në thellimin e raporteve Izrael – Kosovë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj.Meliza Haradinaj – Stublla ka pritur në takim Ambasadoren e Izraelit me mision në Beograd, Alona Fisher-Kamm.

Kryediplomatja Haradinaj – Stublla ka falënderuar Ambasadoren Kamm për angazhimin konstruktiv në ngritjen e raporteve në mes të Izraelit dhe Republikës së Kosovës.

“Derisa shtetet tjera janë krenare me miqësinë e krijuar me shtetin e Izraelit së fundi, ne krenohemi me miqësinë e përjetshme që kemi pasur si dy popuj liridashës”, tha Ministrja Haradinaj Stublla, duke shtuar se “numri i hebrenjve në Kosovë dhe viset tjera shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore ishte rritur, ngase familjet shqiptare përmes Besës së dhënë kishin shpëtuar mijëra hebrenj”.

Në këtë takim, Ministrja Haradinaj – Stublla, duke mirëpritur gatishmërinë e Ambasadores Kamm për asistencën ndaj Kosovës në menaxhimin e luftës kundër pandemisë COVID-19, tha se thellimi dhe avancimi i bashkëpunimit shumëdimensional, mbetet përkushtim i përbashkët i të dyja vendeve. /Kosova.info/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.