Kosova

Haradinaj: S’mund ta vjedhësh Bechtel Enka-n dhe Countur-in

Ndarjes së 53 milionë eurove për Betchel Enkan ndryshe nuk i vjen era veçse korrupsion, kështu ka akuzuar deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, qeverinë e Haradinaj, e cila po përfshihet në vepra korruptive.

“Edhe stadiumin e zhvendosët nga Prishtina në Drenas, veç me përfitu grupe të ndryshme të interesit”, ka thënë Bajrami.

Në anën tjetër, përgjigjja  Haradinajt lidhur me ndarjen e 53 milionë eurove për kompaninë Bechtel Enka, është se Qeveria e kaluar është dashur ta paguante në kohë borxhin prej 14 milionë eurove.

Ai ka thënë se nuk është gjendja që duhet me qenë, pasi që në bazë të cilët dokument kanë kanë një herë borxhi 14 milionë borxh për Bechtel Enkën.

“Nëse 14 milionë paska bo pse nuk e keni kry atëherë e kur vjen Qeveria tjetër me vjedhë sipas jush, ka mundur të kryhet ajo”, u përgjigj Haradinaj, dukes hetuar se me kompanitë Bechtel Enka dhe Countor Global, është vështirë me vjedhë.

Haradinaj, ka bërë të ditur se nuk duhet krahasuar Bechtelin me AXOS-in, projektin jetik që kemi me kry, dhe thuhet se Kosova nuk dëshiron t’i kryej obligimet ndaj operatorëve.

“Nuk mundesh me vjedhë në këtë kompani, edhe me dashtë. Nëse është me vjedhë, me vjedhë në tema të tjera jo në këta. Nuk vjedh kërkush në Countur Global as me Betchel Enkan. Nuk po më vjen mirë që janë nda ato pare, më vjen mirë që nuk është bë dëm më i madh”, ka thënë Haradinaj. /Kosova.info/