Kosova

Haradinaj: Qeveria Kurti s’mundi të ikte pa e hequr taksën – humbi kredibilitetin te ndërkombëtarët

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar Qeverinë me vendimin për heqjen e taksës.

Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se “Qeveria në largim” nuk ka mundur të ikte pa e larguar taksën, duke zhvlerësuar kështu kundërvlerën finale për marrëveshjen me Serbinë.

Ai gjithashtu ka thënë se me këtë veprim, Qeveria e humbi plotësisht kredibilitetin te partnerët ndërkombëtarë, e posaçërisht te ShBA-ja.

“Të nderuar qytetarë, Qeveria në largim nuk mundi të ikë pa e hequr taksën! Në pikën 1 hiqet taksa për lëndën e parë kurse në pikën 3 të vendimit obligon veten për heqje të plotë të taksës me 1 prill. Me këtë e zhvlerësoi kundërvlerën për marrëveshjen finale dhe e humbi plotësisht kreditin te partnerët ndërkombëtarë, e posaçërisht te ShBA-ja. Ashtu si e kishte fillimin e turpshëm, Qeveria në ikje gjithashtu po largohet me turp”, ka shkruar Haradinaj.

Qeveria e Kosovës mori sot vendimin për heqjen e pjesshme të taksës ndaj mallrave serbe dhe atyre të Bosnjës.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.