Kosova

Haradinaj: Qeveria Kurti bëri gabime në menaxhimin e situatës gjatë pandemisë

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka komentuar menaxhimin e situatës me pandeminë COVID-19, në Kosovë, nga ana e Qeverisë në detyrë.

Sipas ish-kryeministrit Haradinaj, në fillim, pas shfaqjes së pandemisë është përdorur, siç e quan ai, një logjikë e gabuar e kufizimeve.

“Kufizimet e para kohore, dhe me i detyre qytetarët me dalë të gjithë me një kohë, ishin gabim i madh”, thotë Haradinaj.

“Ajo ish me na detyrë të gjithëve me dal në të njëjtën kohë që me ia shkepë njeri-tjetrit virusin. Ajo ishte një logjikë e gabuar”, ka shtuar kryetari i AAK-së.

“Në aspektin e mbrojtjes shëndetësore mendoj se është bërë një punë shumë e mirë nga ana e mjekëve…”, thotë Ramush Haradinaj për Reporterin.

Tutje, ai kritikon Qeverinë në detyrë Kurti se në aspektin ekonomik e kanë menaxhuar keq situatën dhe sipas tij do të shkaktojnë me sjelljet e tyre dëme të mëdha për qytetarët.

“I është bërë një dëm ekonomisë që ka mujtë me u sanu”, tha për Reporteri.net, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.