Kosova

Haradinaj: Qeveria e mashtrimit mbrëmë votoi buxhetin e mjerimit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar rreth miratimit të buxhetit, të shtunën mbrëma në Kuvend.

Përmes një statusi në Facebook, ai është ankuar për “ngutinë dhe jotransparencën” e votimit të buxhetit, i cili, sipas tij, shkurton dhe anulon projekte që prekin gati gjysmën e po popullit të Kosovës.

“Për më shumë, këtë herë ai la pa paga të rritura heronjtë e Kosovës, mjekët, stafin mjekësor, policët e zjarrëfikësit. Turpi do t’i mbulojë dhe qytetari do t’i ndëshkojë”, shkruan ai.

Haradinaj në këtë status ka përmendur edhe disa nga projektet, që janë hequr nga buxheti dhe disa për të cilat është shkurtuar ai.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Qeveria e Mashtrimit, mbrëmë me një kontrabandim të orkestruar votoi buxhetin e mjerimit. Me nguti dhe jotransparencë votoi buxhetin i cili shkurton dhe anulon projekte që prekin gati gjysmën e popullit të Kosovës. Për më shumë këtë herë la pa paga të rritura heronjtë e Kosovës, mjekët, stafin mjekësor, policët e zjarrëfikësit. Turpi do t’i mbulojë dhe qytetari do t’i ndëshkojë.

Më poshtë janë vetëm disa nga projektet që u hoqën nga buxheti dhe disa për të cilët u shkurtua buxheti deri në mos realizim:
– Rruga Brigada 123 – Sheshi në Suharekë;
– Shtëpia e Kulturës – Suharekë;
– Qarkorja rruga Bujar Roka, dalja për Prizren dhe tranziti i ri – Gjakovë;
– Rruga Gjakovë – Dollc – Gjakovë;
– Stadiumi – Gjakovë;
– Dalja për Pejë – Gjakovë;
– Dalja për Prizren, nuk ka mjete;
– Edhe rrugët rajonale Kralan – Jabllanicë ose Cërmjan – Meqë – Gjakovë;
– Dy projekte të reja që kanë qenë të planifikuara me kornizën buxhetore, njëri ka qenë trotuar dhe ndriçim nga termocentrali Kosoves B dhe tjetra rruga Avni Rrustemi Obiliq – Milloshevë – Obiliq;
– Lagjia Hade e Re projekt i cili ka qenë në koordinin me Ministrinë për shkak të zhvedosjes së Hades dhe Shipitullës – Obiliq;
– Rruga Hoxhë Ali Qekezi – Obiliq;
– Ruga Lumbardh – Vranoc – Deçan;
– Rruga e Pleqës – Deçan;
– Ruga Irzniq – Gllogjan – Deçan;
– Varrezat e Qytetit – Deçan;
– Projekti Belleja – Deçan;
– Asfaltimi i rrugëve ne fshatrat: Malësi e Vogël, Ratkoc, Dejnë, Vrajakë, Bratotin, Dobidol, Çifllak dhe Kramavik – Rahovec;
– Ndërtimi i rrugëve në fshatrat: Krushë e Madhe, Celinë, Fortesë, Xërxë, Nagac, Hoqë e Vogël, Brestoc, Opterushë, Zaqisht dhe Reti – Rahovec;
– Ndërtimi i rrugës Nashpall –Sapniq – Rahovec;
– Ndërtimi i rrugës Opterushë-Samadraxhë – Rahovec;
– Shtëpia Muze e Ukshin Hotit – Rahovec;
– Fshati Hoçë e Madhe – Rahovec;
– Ndërtimi i rrugës 4 korsi Rahovec –Xërxë – Rahovec;
– Renovimi i stadiumit të futbollit – Rahovec;
– Stadiumi i futbollit në Ratkoc – Rahovec;
– MOS-Ndërtimi i zonës ekonomike- Parkut Industrial tashmë të licencuar në Opterushë – Rahovec;
– Sheshi Qendror – Rahovec;
– Kolektori i ujërave të zeza – Rahovec;
– Projekti për furnizimin me ujë të pijes – Klinë;
– Asfaltimi i rrugës Klinë – Shtupel – Klinë;
– Asfaltimi i rrugës Zllakuqan-Ranoc – Leskoc – Klinë;
– Renovimi i shkollave Gllarevë, Grabanicë, Shtupel dhe Volljakë – Klinë

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.