Kosova

Haradinaj pret në takim zëvendëspresidentin e Kongresit Amerikan të Hebrejnve

Kryeministri në detyrë, Ramush haradinaj ka pritur në takim zëvendëspresidentin e Kongresit Amerikan të Hebrejnve, Mynyr Kazmir, njëherësh edhe Ambasador i Vullnetit të mirë i komunitetit bektashian, i shoqëruar edhe nga kryegjyshi Baba Mondi.

Kështu ka bërë të ditur vet Haradinaj përmes një postimi në Facebook ku k treguar se kanë diskutuar për zhvillimet politike si dhe fusha tjera me rëndësi për vendin, rajonin e më gjerë. “Diskutuam për zhvillimet e gjithmbarshme politike por edhe në fusha të tjera të rëndësishme si në vend, rajon dhe më gjerë. Shfrytëzova këtë rast për të kujtuar edhe 27 Janarin, Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit që la miliona viktima, me shpresën që raste dhe gjenocide të tilla kundër njerëzimit të mos ndodhin asnjëherë, në asnjë vend”, ka shkruar Haradinaj, transmeton Kosova.info.

Postimi i plotë:

Ramush Haradinaj

Takim miqësor dhe shumë i hapur me Zëvendëspresidentin e Kongresit Amerikan të Hebrejnve z. Mynyr Kazmir, njëherësh edhe Ambasador i Vullnetit të mirë i komunitetit bektashian, i shoqëruar edhe nga kryegjyshi Baba Mondi.

Diskutuam për zhvillimet e gjithmbarshme politike por edhe në fusha të tjera të rëndësishme si në vend, rajon dhe më gjerë.

Shfrytëzova këtë rast për të kujtuar edhe 27 Janarin, Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit që la miliona viktima, me shpr…Shiko më shumë

Fotografia e Ramush Haradinaj
Fotografia e Ramush Haradinaj
Fotografia e Ramush Haradinaj
Fotografia e Ramush Haradinaj