Kosova

Haradinaj premton përkrahje për familjet e policëve të rënë në detyrë

Ramush Haradinaj, Kryeministër i Republikës së Kosovës në ikje, ka vizituar sot të lënduarin Artur Mrasori, polic ky që u lëndua mbrëmë në Zhur të Prizrenit – përcjell Kosova.info

Haradinaj, edhe pse mund t’i ketë ditët e numëruara në krye të qeverisë, nuk ka hezituar të jap premtime të reja për familjet e policëve të rënë në detyrë.

“Sot do të marrim vendim që policëve të rënë në detyrë krahas pensionit që marrin do të shtojmë edhe një shumë gjatë gjithë kohës për familjet e të gjithë policëve të rënë në detyrë”, citohet të ketë thënë Haradinaj pas vizitës.

Sipas tij, qenësore janë edhe ligjet për sigurime shëndetësore si dhe ligjin për pensionim të parakohshëm, që prej kohësh janë shtruar në formë kërkese nga sindikata e policisë.

Edhe ato do të bëhen, ka thënë ai./Kosova.info/