EKONOMI

Haradinaj, porositë prodhuesit vendorë: Furnizoni serbët e Kosovës me mallra

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga prodhuesit kosovarë që të mos e keqpërdorin sipas tij, situatën e krijuar më vendosjen e importeve nga Serbia, duke e rritur çmimin e produkteve të tyre dhe që të kenë që edhe serbët e Kosovës t’i furnizojnë me mallra.

Ai këto komente i ka bërë në Konventën e Parë të Prodhuesve të Kosovës.

“Ju lutem shfrytëzojeni, por mos e keqpërdoreni, mos i rritni çmimet. Është koha reale me iu dhënë përparësi produkteve vendore. Serbia i ka keqpërdorur serbët e Kosovës, është mirë të kemi kujdes që serbët e Kosovës t’i furnizojmë me të gjitha produktet e mundshme”, ka thënë Haradinaj.

Sipas tij, kjo masë nuk është marrë për serbët e Kosovës.

Ndryshe, të enjten po mbahet Konventa e Parë e Prodhuesve të Kosovës. Gjatë kësaj konvente, do të bëhet dhe lansimi i platformës digjitale Made in Kosova. Platforma Made in Kosova është një platformë digjitale për promovimin e kompanive të Kosovës dhe produkteve në mbarë botën, e cila do shërbejë në rritjen dhe zhvillimin e kompanive dhe i bënë ato pjesë të zinxhirit së vlerës globale.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.