Kosova

Haradinaj përpara varrit të Rugovës, kujton sakrificën e tij

Ramush Haradinaj, ish kryeministër i vendit, ka kujtuar me rastin e 12 vjetorit të pavarësisë, sakrificën e shumë figurave historike, të cilat e ndihmuan Kosovën t’i vendos gurthemelet e republikës.
Ish Kryeministri Ramush Haradinaj ka nderuar sot figurat më të çmuara të historisë së re të Kosovës.

“Përjetësisht përkulem para sakrificës dhe të rënëve për liri”, është shprehur Haradinaj në Facebook.

“Sot nderuam, te varri i Presidentit Rugova, te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti, në Prekazin e Komandantit Legjendar Adem Jashari, në Pejën e Haxhi Zekës e Adrian Krasniqit dhe 183 dëshmorëve të Pejës, si dhe në Deçanin e Gllogjanin e heronjve të Dukagjinit”.