Kombëtare

Haradinaj përkujton vëllain dëshmor: Luan, urime ditëlindja!

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, në 46 vjetorin e lindjes së vëllait të tij, heroit Luan Haradinaj ka uruar për ditëlindjen, duke kujtuar edhe rënien e tij për atdhe.

Haradinaj, ish-Komandant i UÇK-së për Zonën Operative të Dukagjinit, përmes një postimi në Facebook, ka përkujtuar vëllaun e  tij dëshmor në 46-vjetorin e tij të lindjes.

“Luan, urime ditëlindja. Para 23-vjetësh ke ra për Atdhe, si 23 vjeçarë. Sot, Luani i ri është në rreshtin e ushtrisë sonë për dëshmi se lufta për liri vazhdon përjetësisht. I paharruar kujtimi yt”, ka thënë ai.

Heroi Luan Haradinaj ka lindur më 17 nëntor 1973 në fshatin Gllogjan të Rekës, përkatësisht të Deçanit.

Ai ra dëshmor në njërën prej betejave të para të UÇK-së kundër forcave pushtuese serbe, më 6 maj të vitit 1997, në kufirin shqiptaro -shqiptar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.