Kosova

Haradinaj: Përjetësisht mirënjohës ndaj ShBA-ve

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, me rastin e 4 korrikut, Ditës së Pavarësisë, përcolli urimet më të përzemërta Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ambasadës së ShBA-vë në Prishtinë, amerikanëve me mision në Kosovë dhe të gjithë paqeruajtësve në radhë të KFOR-it.

“Populli i Kosovës u është përjetësisht mirënjohës qeverisë dhe popullit të SHBA-ve, për ndihmën e pazëvendësueshme në realizimin e aspiratës historike për liri dhe pavarësi”, ka shkruar Haradinaj.

Ai gjithashtu tha se Kosova me krenari është përcaktuar për aleancë dhe miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Besnikë të idealeve të lirisë dhe paqes, të cilave iu prin Amerika në botë, sot festojmë edhe ne, krah për krah me miqtë tanë”, shkroi Haradinaj në Facebook. /Kosova.info/

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.