Kosova

Haradinaj: Për kapjen e shtetit përgjegjëse janë PDK-ja dhe LDK-ja

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, ka akuzuar Partinë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës për kapjen e shtetit.

Haradinaj, tha se veçanërisht, PDK-ja duhet të japë përgjegjësi se si e ka sjell Kosovën në këtë gjendje.

“Për kapjen e shtetit janë përgjegjëse PDK dhe LDK, ata duhet me dhanë përgjegjësi se përse është kapur shteti. Unë jam bërë kryetar qeverie në bazë të ligjit dhe kushtetutës. Ka ballafaqim për të gjithë ata nëse ka kaq shumë aktakuza”, tha Haradinaj.

Haradinaj ka folur edhe për heshtjen e veteranëve për të cilën tha ai se nuk do të lejojë askënd t’i nëpërkëmb ata kushdo që do ta marr postin.

Ai poashtu mohoi se numri i veteranëve është 60 mijë.

“Nuk e di se janë 60 mijë veteranë, a ka ndonjë raport që e tregon këtë, sepse unë e di që janë 35 mijë veteranë. Unë nuk ja mohoj pjesëmarrjen në luftë të gjithë të rriturve në atë kohë. Nuk i lë askënd me i nëpërkëmb veteranët kushdo që qohet në këmbë”, ka thënë Haradinaj.

Këto komente Haradinaj i bëri në debatin e radhës “Talk the Talk”.

Haradinaj: Kandidimi i personave me aktakuza të ndalohet me ligj, formave tjera nuk u besoj

Në debatin e radhës “Talk the Talk”,  kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se partia e tij i beson ligjit dhe do të zbatojë etikën në bazë të kornizës ligjore e kushtetuese, raporton EkonomiaOnline.

Sipas Haradinaj, AAK-ja do të ndalojë kandidimin e personave që kanë aktakuza, ndërsa ftoi të gjitha partitë politike të veprojnë sipas ligjit e të mos lejojnë kandidimin e personave me aktakuzë.

“Ne kemi me ndalua kandidimin e personave që kanë aktakuza, këtë duhet të thuhet nga liderët e partive. Pres nga partitë politike që të marrin ligjin e caktuar për lejimin e kandidimit. Nuk i besoj retorikave tjera. Ne duhet të kalojmë në diçka tjetër njëherë e përgjithmonë, nëse ligjet nuk janë të mirë t’i përmirësojmë ato ligje. Ne do të shkojmë vetëm përmes kornizës ligjore. Ne jemi për t’i ndërruar ligjet nëse është mundësia më e mirë”, tha Haradinaj.

Haradinaj, theksoi se nëse dështojnë t’i ndalojnë njerëzit me aktakuza që të kandidojnë, atëherë një gjë e tillë duhet të bëhet përmes ligjit.

“Janë dy norma të konstatimit të gjendjes, konstatimi publik e cila shkakton nxitje por institucionet i kushtojnë rëndësi normës tjetër çka parasheh ligji.  Të rasti i kandidaturave, një parti politike mund ta vendos një etikë të veten, por me ligj është e garantuar e drejta e mu zgjedh të me zgjedhë dhe dikush mund të ndëshkojë pse ia ke mohuar të drejtën për me kandidua. Nëse dëshirojmë t’i ndalojmë njerëzit me aktakuza që mos të garojnë, një gjë të tillë duhet ta bëjmë me ligj. Këto deklarimet në kohë fushatash duhet të maten se me çfarë baze ligjore po e rregullon vendin”, ka thënë Haradinaj. /EO/

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.