Kosova

Haradinaj pas takimit me Limajn: Ka disponim për koalicion me NISMA-në

I pari i AAK-së, Ramush Haradinaj gjatë ditës së sotme është takuar me të parin e NISMA-s, Fatmir Limajn, shkruan Kosova.info.

Pas këtij takimi gjatë një prononcimi për media Haradinaj tha se ka disponim për koalicion mes dy palëve mirëpo që ende nuk janë dakorduar.

.“Jemi taku me z. Limaj, nuk ka pasë mundësi me fol për koalicion me Nismën, por disponim ka, por nuk jemi dakordu për ndonjë marrëveshje”, tha ai.