Kosova

Haradinaj numëron kushtet e AAK-së për të hyrë në koalicion me LDK-në

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ritheksuar se AAK do ta përkrahë formimin e Qeverisë, por që kanë disa kushte për të hyrë në koalicion me LDK-në.

Haradinaj ka njoftuar se në letrën që i ka kthyer Mustafës ka treguar se cilat janë temat më rëndësi për AAK-në.

“Paradite kam pasur një takim me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa dhe aty kemi biseduar se çka na pret në të ardhmen. Ende nuk ka ndodhur mandatimi zyrtar, deri në momentin kur nuk e kemi mandatarin nuk mund të flasim për aspekte tjera. Megjithatë situata është kjo e kemi një qeveri të rrëzuar me 2/3 në parlament. Ajo është qeveri në detyrë, por kërkohet një qeveri me mandat të plotë nga parlamenti. AAK do ta jap përkrahjen. I kemi kthyer një shkresë zyrtare LDK-së, ku kemi cekur temat që kanë rëndësi për neve. Për mua është e rëndësishme rritja e përkrahjes për institucionet e sigurisë, pastaj e rëndësishme është autostrada e Dukagjinit, dhe e treta temë është pakoja fiskale pas pandemisë, po ashtu çështja e demarkacionit”, ka pohuar Haradinaj para mediave.

Haradinaj ka bërë të ditur se do të merr pjesë në takimin konsultativ me presidentin Hashim Thaçi. 

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483