Kosova

Haradinaj nuk paraqitet në seancën gjyqësore për veteranët

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj nuk është paraqitur në seancën gjyqësore për rastin e veteranëve. Edhe pse ishte paraparë që Haradinaj, sot, të dëshmonte, ai është arsyetuar për mungesën “se nuk ka qenë i njoftuar për sot, meqë seanca e 21 shkurtit ishte shtyrë”.

Avokati Arianit Koci ka thënë ta ketë njoftuar Haradinaj se ai është i gatshëm të dëshmojë seancën e radhës, raporton KTV.

Ndërkohë seanca po vazhdon me dëshminë e Fazli Rugovës, epror i lartë në Policinë e Kosovës, ish pjesëtar i UÇK në brigadën “Mërgimi”.

Gjykatësja Nushe Kuka-Metaj, ka përsëritur vendimin se dëshmitë e dëshmitarëve nuk do të publikohen derisa të dëgjohen të gjithë dëshmitarët.