Kosova

Haradinaj: Nuk ka dialog pa ShBA-në

Kosova është rikthyer në dialog teknik me Serbinë, kështu po vlerëson ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ai për RTK-në ka thënë se nuk do ta përkrahim dialogun nëse nuk jemi pjesë e takimeve, madje ai është kundër dialogut pa ShBA-në.

“Kosova nuk e ka luksin me zëvendësu lidershipin e dialogut nga ShBA me një lidership të brishtë, sikundër janë Lajçak e Borell”, theksoi Haradinaj

Ndërkaq lidhur me besimin që gëzon Qeveria Hoti, ai theksoi se “përballë dialogut me Serbinë, nuk i besoj.”

Ndër të tjera ai shtoi se “nuk duhet privatizu dialogun me Serbinë, por duhet të ketë konsensus të gjerë lidhur me këtë”.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483