Kosova

Haradinaj: Nuk i besoj Avdullah Hotit, nuk dua të më informoj Skender Hyseni për dialogun

Ish Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka akuzuar rënd kryeministrin Hoti për dialogun me Serbinë dhe për zgjedhjen e Skender Hysenit si koordinator për dialogun, shkruan Kosova.info.

Haradinaj në një emision ne RTK ka thënë se: “Nuk jam i kënaqur aspak me mënyrën se si po zhvillohet dialogu me Serbinë, ne duhet të kemi njeriun tonë në tavolinën e dialogut, nuk mundet Skender Hyseni të më informoj mua për dialogun e as Avdullah Hoti pa qenë njeriu im në tavolinën e dialogut, unë nuk mundem në terr me përkrah asgjë, dhe asnjë germë nuk e përkrahi nëse nuk jam pjesë e bisedimeve, njeriu im duhet të jetë aty”.

Haradinaj ka thënë se unë nuk e di se çfarë ka biseduar Avdullah Hoti me Aleksander Vuçiqin në këtë takim, AAK nuk ishte në këtë takim, dhe për këtë kryeministri Hoti duhet të jep shpjegime.

Haradinaj i ka dhënë dy opsione kryeministrit Hoti, “O merre njeriun tim, o mi jep letrat se çka po fol”. /Kosova.info/

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483