Kosova

Haradinaj: Nuk është e logjikshme që evropianët t’ia minojnë samitin amerikanëve

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në emisionin Pressing të T7, ka folur rreth çështjes së publikimit të akuzave nga Prokuroria Speciale ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

Ai tha se është e habitshmi se si u publikua njoftimi për akuzat e Thaçit dhe Veselit pak kohë para samitit në Uashington.

“Është e habitshme se si rastisi që filan kohe dhe filan ore të dalë njoftimi. Është e çuditshme si doli njoftimi pak kohë para samitit të Uashingtonit”, është shprehur Haradinaj.

Tutje, ai tha se nuk është e logjikshme që evropianët t’ia minojnë amerikanëve samitin.

“Unë nuk besoj se evropianët mund t’ua fusin duart amerikanëve në këso punë”, thotë Haradinaj.

 “Nuk është fare e logjikshme që dikush guxon me ua minuar amerikanëve një samit”, shtoi Haradinaj.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483