Kosova

Haradinaj: Nuk e di nëse do të zgjidhem prapë kryeministër

Gjatë një konference për media, Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj është pyetur se a do të jetë kryeministër prapë, shkruan Kosova.info.

Ai tha se nuk e di se a do të zgjidhet kryeministër prapë.

 “Nuk e kam ditë që do të jem ushtrues i detyrës qysh nuk e di se a do të jem kryeministër prapë. Por shpresoj të jem edhe katër vite këtu”, tha Haradinaj në një konferencë për media.

Këto deklarata ai i bëri në konferencë pas zbulimit të obeliskut kushtuar viktimave të 11 shtatorit në ShBA.

Leave a Reply

Your email address will not be published.