Kosova

Haradinaj/ Një pjesë e madhe e Vetëvendosjes dikur ishin anëtarë të SHIK’ut

Shefi i Grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka thënë se përkundër se sot shumë anëtarë të Vetëvendosjes e akuzojnë dhe ofendojnë pafundësisht presidentin e Kosovës, shumica e tyre dikur ishin krah i djathtë i tij.

Ai ka treguar se si kur anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi ishte zgjedhur Avokat i Popullit, e kishte votuar edhe ai në Kuvend, ngase votën për të e kishin kërkuar ish-kryeministri Hashim Thaçi dhe ish-ministri Hajredin Kuçi.

“Unë kam qenë në opozitë, kur zoti Kurti ma pat kërkuar votën që dikush i VV-se me u bë Avokati i Popullit. Votën ma kanë lypë Hashim Thaçi e Hajredin Kuçi për Sami Kurteshin. Unë ia kam dhënë votën bllanko për shkak të respektit ndaj familjes së tij”, ka thënë Haradinaj në RTK.

Ai ka thënë po ashtu se një pjesë e madhe e strukturave të VV-së kanë dalë nga SHIK-u e PDK-ja. “Një pjesë shumë e madhe e Vetëvendosjes kanë qenë SHIK”.

“Kur kam dalë prej burgut, shumica e këtyre kanë qenë PDK, krahu i djathtë i Hashim Thaçit. Tash e shajnë. Po kadal se nuk shkon kështu. Shumica dërmuese e strukturave të Vetëvendosjes kanë qenë në PDK. Kisha dashtë që ata me qenë patriotë deri në fund. Të bardhës të bardhë, të zezës të zezë”, ka thënë Haradinaj. 

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483