Kosova

Haradinaj: Nëse historia harrohet, ajo përsëritet

Kryeministri Ramush Haradinaj, pas kthimit nga Amerika, ka shkuar për të hedhur gurthemelin e muzeut të Bllacës, në nderim të të gjithë refugjatëve gjatë luftës së ‘99-ës.

“Bllacë ’99” do të jetë muzeu i luftës së Kosovës, e kjo shtëpi, sipas kryeministrit Haradinaj, do të jetë zëri i ndërgjegjes dhe nuk do të lërë askënd ta harrojë historinë.

“Kjo do të jetë Shtëpia që folë me zërin e ndërgjegjes, kundër harresës”, ka thënë Haradinaj gjatë ceremonisë së vënies së gurthemelit.

Ai ka përsëritur një frazë të tij se nëse historia harrohet, ajo mund të përsëritet.

“Bota e lirë mos me leju më kurrë spastrimin etnik sepse kush e harron historinë, ajo i përsëritet”, ka thënë ai.
Edhe në këtë ceremoni Haradinaj ka thënë se secila sakrificë e shqiptarëve është bërë “për të mos dhënë tokë”.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.