EKONOMI

Haradinaj: Në Kosovë mbetet problem energjia elektrike

Në shënimin e Javës Globale të Ndërmarrësisë, mori pjesë edhe Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Gjatë shënimit të kësaj ditë u tha se Kosova do të bëhet vend i përshtatshëm për ndrmarrësi dhe se kjo javë do t’i shërbej transformimit të kapitalizmit privat në Kosovë.

Kreu i Qeverisë Haradinaj tha se Kosova ka një handikap për energji elektrike kurse si problem tha se është rëndi dhe ligji, korrupsioni dhe mungesa e konkurrencës.

“Me dekada na kanë mbajtur peng për projektin energjetik, ndërsa tash është tërhequr për mbështetje në projektin 1.3 miliardë. Problem tjetër është rendi dhe ligji, korrupsioni dhe mungesa e konkurrencës”, ka thënë Haradinaj. /Kosova.info/

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483