Kombëtare

Haradinaj në Kamenicë, u garanton mbështetje bujqve të kësaj ane

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, vizitën e tij në komunën e Kamenicës, e ka nisur në fshatin Zajqec.

Haradinaj ka vizituar fermën e lopëve të fermerit, Blerim Aliu, përfitues i programeve mbështetëse nga Qeveria e Kosovës.

Fermeri Aliu ka falënderuar Haradinajn për vizitën e bërë në fermën e tij dhe i tregoi se sa e nevojshme ka qenë investimi i Qeverisë për të zhvilluar fermën e tij.

Haradinaj po në këtë fshat vendosi kurora lulesh tek busti i dëshmorit të kombit, Musli Imeri, 1976-1999. /eo/

Leave a Reply

Your email address will not be published.