Kosova

Haradinaj: Miqtë ndërkombëtarë nuk i kam për marketing

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se rreziku nga ndarja e Kosovës tashmë ka kaluar.

“Nuk mendoj se mund t’i kthehemi më ndarjes. E ka bërë të qartë edhe Washingtoni. Rreziku për ndarje është mbyll, por tash është një rrezik tjetër, nëse e japim tregun, pa e fituar njohjen. E japim tregun e çfarë fitojmë ne, vetëm trysninë që duhet të qesim një tjetër kompromis në tavolinën e bisedimeve”, ka thënë Haradinaj, në Interaktiv të KTV-së.

Duke folur për deklaratat e Veselit për armiqësi me ndërkombëtarët, e veçmas me SHBA-në, ai ka thënë se “armiqësimi me SHBA-në dhe miqtë është rrenë”.

“Armiqësimi me ta është bërë nga korrupsioni. Miqtë e mi nuk janë miq marketingu, por janë miq me të cilët njihemi qe 20 vjet dhe që na kanë përkrahur për ushtrinë. Janë miq të përjetshëm që nuk i humbim kurrë. Nuk i kemi humbur dhe nuk do t’i humbim asnjëherë”, ka thënë Haradinaj.

“Sikur ne të përshtateshim dhe të mbeteshim vetëm në nivel të servizlimit nuk do ta mbyllnim shtetësinë. Mënyra se si janë sjellë në raport me evropianët, për fusnotën, për dialogun ka qenë servilizëm”, ka thënë Haradinaj.

Fundja, sipas tij ai ka qenë në nivel të detyrës si kryeministër në mbrojtje të sovranitetit të vendit.

“Nëse jam prishur me dikë pse nuk duhet të ndahet Kosova, punë e madhe që jam prishur”, ka thënë Haradinaj. “Nuk kam mundur ta bëjë ushtrinë e ligjin për Trepçën, e as ta mbajë taksën pa pasur një respekt nga ndërkombëtarët”, ka shtuar më pas. /Gazeta Express

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.