Kosova

Haradinaj: Mendimet e akademikut Daci janë të pazëvendësueshme për vendin

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur që gjatë ditës së sotme është takuar me Kryetarin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve në Kosovë, Nexhat Dacin.

Ai tha se përfshirja e intelektualëve në politikë në momentet e kthesave historike ka pasur rol vendimtar në emancipimin dhe rreshtimin euro-atlantik të shoqërisë sonë.

“Takova sot Kryetarin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Nexhat Dacin, me të cilin shkëmbeva ide se si të ecet përpara me unitet, në këtë etapë plot sfida. Mendimi e vizioni i Akademik Dacit në shërbim të promovimit të vlerave më të larta shkencore e njerëzore janë me vlerë të pazëvendësueshme për vendin”, tha Haradinaj. /Kosova.info/