Kosova

Haradinaj: Mbi 250 anëtarë të PDK-së iu bashkuan sot AAK-së

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ka interesim të jashtë jashtëzakonshëm nga qytetarët që të bëhen pjesë e vizionit të partisë që ai udhëheq.

Haradinaj në shkrimin e bërë në Facebook ka njoftuar se mbi 250 anëtarë të PDK-së i janë  bashkuar sot AAK-së

“Në Greme të Ferizajit, i nderuar t’iu uroja mirëseardhje në familjen tonë të madhe, mbi 250 anëtarëve të PDK-së, të cilët rrugëtimin politik kanë vendosur ta vazhdojnë me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj, transmeton Telegrafi.

Ai ka thënë se askush nuk mundet më shpejt t’i sjellë vendit zhvillim ekonomik dhe hapje të vendeve të reja të punës, pos atyre që ishin në detyrë kur është dashur të ndalej lodhja dhe dorëzimi./Telegrafi/