Kosova

Haradinaj – Kurtit: Ndale mashtrimin!

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar qasjen e kryeministrit aktual, Albin Kurtit ndaj dialogut.

I pari i AAK-së ia ka parashtruar tri pyetje lidhur me asociacionin kreut të ekzekutivit, teksa në fund fare e ka udhëzuar që ta ndalë mashtrimin.

Më poshtë edhe postimi i plotë i Haradinajt.

Kryeministër, ndale mashtrimin me dialog!
Tri pyetje kërkojnë përgjigjie nga ju e që kanë të bëjnë me Asociacionin.
E para: a jeni kundër Asociacionit, apo jeni kundër Asociacionit në bazë të Kushtetutës së Kosovës?
Pyetja e dytë: A keni propozuar Asociacion gjeografik, çka nënkupton ai dhe a është në bazë të Kushtetutës së Kosovës?
Dhe pyetja e tretë: nëse keni propozuar Asociacion gjeografik, atëherë na trego pse ky Asociacion është më i mirë sesa Asociacioni në bazë të Kushtetutës së Kosovës të cilin e përkrah edhe Amerika edhe BE-ja?
Jepi përgjigjjet e sakta, ndale mashtrimin!
RH