Haradinaj, Kurtit: Duhet të jesh shumë smirëzi të thuash “mos të presë Amerika që unë ta shoh Serbinë me sytë e saj”

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka komentuar një deklaratë të kryeministrit Albin Kurti e dhënë lidhur me raportet Kosovë-Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Albin Kurti flet në emër të vetin e jo të Kosovës. Ai ka kohë që nuk e përfaqëson qëndrimin e këtij populli”, nis reagimi i Haradinajt.

”Duhet të jesh shumë smirëzi të thuash “mos të presë Amerika që unë ta shoh Serbinë me sytë e saj”! Sytë e Amerikës kanë qenë pilotët e saj që e kanë shpëtuar një popull nga zhdukja, o i mjerë!”.

Ndërkohë Kurti në intervistën e dhënë për ‘Public Square me Ditmir Bushatin’ ka thënë se “as nuk pres nga SHBA-të që ta shohin Beogradin zyrtar me sytë e Albin Kurtit, por as ata nuk duhet të presin që unë ta shoh Beogradin zyrtar me sytë e Departamentit Amerikan të Shtetit”.

Go to TOP