Kosova

Haradinaj: Kurti ka përgjegjësi ta formojë Qeverinë

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, pas takimit me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, ka komentuar edhe zhvillimet e fundit në vend.

Haradinaj ka thënë se është përgjegjësi e Lëvizjes Vetëvendosje dhe e fituesit të zgjedhjeve të 6 tetorit, Albin Kurtit, që të gjej formulat e duhura dhe të krijoj institucionet e vendit.

Ai ka thënë se Aleanca e Ardhmërisë së Kosovës nuk ka ndonjë pikëpamje për diskutimet e fundit të partive, për çështjen e Presidentit.

“Ne jemi parti opozitare, Aleanca e Ardhmërisë së Kosovës. Nuk jemi pjesë e bisedave të LDK dhe LVV, barra bien  mbi mandatarin të krijoj Qeverinë.

Temat që ndërlidhen më të, gjenden alternativa apo formula. Po flas prej përvojës barra bjen mbi partinë fituese të i gjej  formulat e palëve dhe parterëve.

Aleanca nuk obligohet nga diskutimet e dy partive. Nuk kemi pikëpamje për këtë temë, për çështjen e Presidentit dhe kryeministrit.

Përgjegjësi është e LVV dhe Albin Kurtit me i dhënë epilog formimit të institucioneve. Kuptohet që partnerët kanë kërkesa të ndryshe por, mandatari e ka atë privilegj  të i akomodoj ato”, ka thënë ai

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.