Kombëtare

Haradinaj: Kosovës i duhet një Qeveri e guximshme

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë se tani është koha të merret drejtimi, duke i hequr pikëpyetjet në temat e mëdha dhe duke iu përkushtuar zhvillimit të mirëfilltë.

Sipas tij, vendit i duhet një Qeveri e vizionit të qartë për shtet sovran, e cila do t’i adresojë temat e interesit vital nacional, me guxim dhe vendosmëri.

“Për këtë garancë është projekti më unik, për Kosovën 100% shtet. Të bashkuar rreth ofertës fituese me strukturat e Aleancës, sot në Malishevë dhe Rahovec”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook.