Kosova

Haradinaj: Kosova e palëkundur në koalicionin global të udhëhequr nga Amerika

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova qëndron e palëkundur në koalicionin global të udhëhequr nga Amerika.

Në një postim në Facebook, duke u shprehur i nderuar për pranimin e një urimi për festat e fundvitit nga presidenti i Amerikës, Donald Trump, Haradinaj ka thënë se marrëdhënia e fuqishme mes dy vendeve dëshmohet edhe me këto urime.

“I nderuar të pranoj letër urimi për festat e fundvitit nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Në kohën kur vëmendja e SHBA-së është e përqendruar në luftën kundër terrorizmit dhe rritjes së saj, Kosova qëndron e palëkundur në koalicionin global të udhëhequr nga Amerika. Marrëdhënia e Kosovës me ShBA’ në, nuk është vetëm një raport bilateral ndërmjet dy vendeve, por është speciale dhe e përhershme. Kjo marrëdhënie e fuqishme dëshmohet edhe me këto urime por edhe më lidhjet që kemi krijuar tash e sa kohë, e për të cilat ne jemi përherë mirënjohës”, ka shkruar ai.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.