Kosova

Haradinaj: Këtë vit nxënësi do të jetë në fokus

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar me Koordinatorin Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hotin.

Ata janë dakorduar që në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë të raportohet për rrjedhën e zbatimit të Programit Nacional për Rininë, transmeton Indeksonline.

Haradinaj thotë se këtë vit nxënësi do të jetë në fokus.

“Në takim me Koordinatorin Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, u dakorduam që në Mbledhjen e ardhshme të Qeverisë të raportojë për rrjedhën e zbatimit të Programit Nacional për Rininë. I premtova përkrahje të fuqishme për programin që është hartuar ekskluzivisht për të gjithë nxënësit dhe studentët e Republikës së Kosovës pa dallim. Këtë vit nxënësi do të jetë në fokus”, ka shkruar Haradinaj në facebook.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.