Kosova

Haradinaj kërkon edhe një mandat të kryeministrit, ju drejtohet qytetarëve

Ish Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i është drejtuar me një letër qytetarëve të Kosovës, shkruan Kosova.info.

Ai ka thënë se si Kosovë jemi përcaktuar që shtetin tonë ta ndërtojmë në demokraci dhe mbi bazën e vlerave euro-atlantike.

“Rrjedhimisht, kontrata e secilit lider me popullin dhe shtetin, është kontratë me Kushtetutën dhe ligjet. Këtë kontratë, e zbatojnë vetëm liderë dhe udhëheqës, të qëndrueshëm, të cilët para çdo interesi personal, e kanë parësor shtetin dhe qytetarin!”, ka thënë Haradinaj.

Sipas Haradinajt qëndrueshmëria e bazuar në të drejtën dhe konsistenca në politikbërje, e forcon integritetin dhe sovranitetin e Kosovës dhe e bënë ndryshimin.

“Nënshtrimi për interesa personale dhe grupore, kompromiset dhe politikat e paqëndrueshme, që bien ndesh me interesat vitale, nacionale dhe shtetërore, sjellin pasoja tragjike për vendin dhe të ardhmen tonë!  Vetëm demokracia dhe vullneti i qytetarëve, mund dhe duhet ta sfidojë secilin liderë, duke ia përcaktuar të ardhmen politike”, ka thënë Haradinaj, shkruan Kosova.info.

Leave a Reply

Your email address will not be published.