Kosova

Haradinaj: Interes strategjik për vendin, zbatimi i agjendës evropiane

Sot është mbajtur takimi i Këshillit Ministror për Integrim Evropian.

Në këtë takim, Haradinaj theksoi se interesi strategjik për vendin është zbatimi i agjendës evropiane.

“Zbatimi  i agjendës së reformave evropiane, është pjesë e vendimeve të rëndësishme, sidomos pjesa e liberalizimit të vizave”, tha Haradinaj.

Ai gjithashtu theksoi se ministritë e linjës duhet t’i realizojnë të gjitha rekomandimet që janë parara, duhet të ketë diskutim ku ka ngecje dhe duhet të ketë veprim të ndërsjellë ku bashkëpunimi me Kuvendin e Kosovës është i pashmangshëm.

“Synim strategjik, në kuadër të zbatimit të Agjendës për Reforma Evropiane (ERA), është përmbushja e kritereve për të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE)”. Gjithashtu zbatimi i agjendës evropiane është interes strategjik, në kuadër të cilit liberalizimi i vizave është qëllim në vete” tha ai. /Kosova.info/