Haradinaj i reagon Aliut për autostradën e Dukagjinit

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu mbrëmë ka deklaruar se nuk do të ketë autostradë të Dukagjinit, por vetëm zgjerim të rrugës.

E ndaj kësaj deklarate, ka reaguar Daut Haradinaj nga AAK-ja, teksa ka thënë se Dukagjini nuk do e durojë injorimin që i bëhet nga Qeveria Kurti.

Përmes një postimi në Facebook, ai i është drejtuar ministrit Aliu duke i thënë se “shumë shpejt do të vie dita të dilni para popullit”.

“Sot rrugës për Dukagjin, më saktësisht për në Deçan, u desht 1 orë e 45 minuta për të bërë rrugë, pasi që i mungon infrastruktura e nevojshme kësaj ane. Qeveria deklaroi se rreth 600 mijë qytetarë nuk do të kenë autostradë. A thua kjo zonë nuk është Kosovë, apo nuk janë taksapagues të Kosovës. Pse i ndëshkoni këta njerëz!? Shumë shpejt do të vie dita të dilni para popullit dhe shpresoj që do t’iu përgjigjen ashtu siç po i trajtoni. Dukagjini nuk e duron injorimin tuaj z. Ministër” ka shkruar Daut Haradinaj në reagim.

Go to TOP