Kosova

Haradinaj i pranishëm në mbledhjen e Kryesisë së LDK-së

Kryesia e LDK-së është mbledhur tani në shtëpinë e kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa.

Siç raporton RTK, në mbledhje është i pranishëm edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.

Takimi i kryesisë së LDK-së po mbahet pas deklaratave të nënkryetarit Lutfi Haziri, i cili ditë më parë ka thënë se LDK do ta mbështesë presidentin Hashim Thaçi për zhvillimin e dialogut në Bruksel.

Ndaj kësaj deklarate dje ka reaguar deputeti Abdullah Hoti, i cili ka thënë se Haziri ka mundur të flasë vetëm në emrin e tij personal.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.