SPORT

Haradinaj i kthehet “sporteve të rënda”

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, mëngjesin e sotëm e ka nisur duke matur forcat me kampionen olimpike Majlinda Kelmendi.

Trajneri i suksesshëm Driton Kuka ka qenë ai që ka postuar një foto ku shihet Haradinaj me Kelmendin.

“Kryeministri ynë po bën xhudo. Duke stërvitur kryeministrin dhe kampionen olimpike”, shkroi ai.

Kishte bërë bujë një fjalë e Haradinajt pasi kishte marrë detyrën e kryeministrit kur tha se ai merret vetëm me sporte të rënda. E kjo është hera e dytë që ai vesh “kostumin” e bardhë të sportit të xhudos.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483