Kosova

Haradinaj humb një bashkëluftëtar: Ishim bashkë në kohërat më të vështira

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka ngushëlluar familjen Avdijaj me rastin e ndarjes nga jeta të bashkëluftëtarit të tij, Ali Avdijaj.

Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se ishin bashkë në kohët më të vështira.

“Në kohërat më të vështira ishim bashkë. Do e kujtojmë përgjithmonë vendosmërinë, trimërinë dhe guximin e tij”, shkruan Haradinaj.

Postimi i plotë:

Lamtumirë baci Ali! Në kohërat më të vështira ishim bashkë. Do e kujtojmë përgjithmonë vendosmërinë, trimërinë dhe guximin e tij. Zoti i forcoftë familjen dhe bashkëluftëtarët për këtë humbje të madhe. Baci Ali u prehtë në paqen e përjetshme! RH