Kosova

Haradinaj flet për Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e përmend edhe një rastësi që lidhet me të

Kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj, sot në 9 vjetorin e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë pro pavarësisë së Kosovës ka shkruar se ky vendim konfirmoi themelet e pavarësisë tonë, të sovranitetit të shtetit dhe integritetit territorial.

Ai ka thënë se kjo datë është në nga datat më të rëndësishme të shtetësisë së Kosovës.

“Një nga datat më të rëndësishme të shtetësisë së Kosovës është edhe 22 korriku i vitit 2010, kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë shpalli verdiktin se, Pavarësia e Kosovës është legjitime dhe e drejtë dhe nuk bie ndesh me të Drejtën Ndërkombëtare.

Ky vendim historik për vendin, konfirmoi themelet e pavarësisë tonë, të sovranitetit të shtetit dhe integritetit territorial.

Për koicidencë, një ditë para vendimit të GjND-së, më 21 korrik, unë u thirra në Hagë, në procesin e dytë gjyqësor. Sot, kur sërish thirrem në Hagë, në këtë përvjetor të nëntë, Kosova është më e fortë se kurrë, si shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik, dhe i pandashëm dhe i përkushtuar në rrugën euro-atlantike”, ka thënë Haradinaj.