Kombëtare

Haradinaj flet pas rezultatit në Prishtinë, uron dy kandidatët që shkojnë në balotazh

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj ka falënderuar të gjithë ata që e mbështetën në garën për kryeqytetin në këto zgjedhje.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka uruar dy kandidatët Arben Vitinë e LVV-së dhe Përparim Ramën e LDK-së, të cilët do të jenë në balotazh.

“Rezultati më i mirë për mua ishte bashkërrugëtimi im me ju. Unë jam krenar me ju dhe punën që e kemi bërë si ekip. Dëshiroj t’i falënderoj të gjithë ata që na mbështetën në këtë bashkërrugëtim. Urime dy kandidatëve pretendues për Kryetar të kryeqytetit”, ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj sipas rezultateve preliminare deri tash ka arritur të marrë 4.62% të votave apo 3 mijë e 850.

Ndërkaq në asamblenë komunale në Prishtinë, AAK ka marrë 10,38% të votave. 

Shfaq më shumë
//mauchopt.net/4/3473483